Macron thirrje BE-së dhe SHBA-së për shpërndarje të 4-5 përqind të vaksinave

Nga Exit News
Macron thirrje BE-së dhe SHBA-së për shpërndarje të 4-5 përqind të vaksinave

Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA-ve të shpërrndajnë 4 deri në 5 përqind të vaksinave drejt vendeve të varfëra.

Në një intervistë për Financial Times, Macron se moshpërndarja e vaksinave në mënyrë të barabartë do të rrisë më shumë pabarazinë globale.

“Nuk po flasim për miliarda doza menjëherë, ose për miliarda euro. Bëhet fjalë për shpërndarjen e shpejtë të 4 deri në 5% të dozave që kemi”, u shpreh ai.

Të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres e dënoi shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave kundër koronavirusit.

Ai theksoi se vetëm dhjetë vende kanë marrë 75% të të gjitha vaksinave në të gjithë botën, ndërsa 130 vende nuk kanë marrë ende asnjë dozë të vetme.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 110 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus.

Prej tyre, mbi 2.4 milionë kanë humbur jetën, ndërsa mbi 62 milionë janë shëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>