Madridi ndërpret vaksinimin ndaj COVID-19 prej mungesës së dozave

Nga Exit News
Madridi ndërpret vaksinimin ndaj COVID-19 prej mungesës së dozave

Autoritetet shëndetësore të Madridit kanë ndërprerë vaksinimin kundër Covid-19 për dy javë për shkak të mungesës së furnizimit me doza, tha të mërkurën nënkryetari i rajonit Ignacio Aguado.

Vaksinat që janë ende në dispozicion janë ruajtur për pacientët që kanë për të marrë dozën e dytë, ndësa vaksinimi tek të rinjtë ka ndaluar, raporton Reuters.

Rajoni i Madridit ka vaksinuar rreth 180,000 persona.

Kompanitë Pfizer dhe AstraZeneca kanë njoftuar për vonesa në procesin e shpërndarjes së vaksinave. Pfizer është shprehur se vonasa do të jetë e përkoshme ndërsa AstraZeneca ka fajësuar një defekt në prodhim.

Spanja ka vendosur si grupe me përparësi për vaksinimin mjekët e vijës së parë dhe personat që banojnë në qendra kujdesi. Rreth 10% e tyre janë vaksinuar me 2 doza sipas Reuters.

Qeverita spanjolle ka në plan të vaksinojë 2.5 milionë persona deri në fund të muajit shkurt, ndërsa aktualisht janë kryer 1.3 milion vaksinime.

Spanja raportoi 591 vdekje nga COVID-19 të martën, dhe 36,435 raste të reja.

Numri total i vdekjeve është 56,799 ndësa i rasteve 2,733,729.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>