Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Koçijançiç, pyetjes së gazetarit të Ora News, nëse ajo e mbështet ose jo protestën e opozitës, iu përgjigj kështu:
Ju duhet, sikurse keni ndjekur situatën në vendin tuaj, ju e dini që ne kemi shprehur keqardhje për bojkotin sepse ne besojmë se debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamenti dhe jo jashtë tij.
Dhe në prespektivën tonë bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe opozitës duhet të bëhet përmes dialogut, është vendimtare për ambiciet e vendit që të anëtarësohet në BE.
Përgatitja e zgjedhjeve të ardhshme është pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe ne do t’i ndjekim nga afër zhvillimet e këtij procesi.
Dita e fundit është sot dhe për ne është shumë e rëndësishme që të shohim zgjedhje të mirëpërgatitura, të lira dhe të drejta.
Zonja Koçijançiç sugjeron bashkëpunimit dhe dialogun ndërmjet dy forcave politike kryesore në vend, si zgjidhje të vetme të krizës. Ajo thekson se këto zgjedhje janë të rendësishme për procesin e anëtarësimit të vendit në BE.
Kujtojmë se në shkurt të 2017, Parlamenti Europian miratoi draft-rezolutën për Shqipërinë, e hartua nga eurodeputeti Knut Fleckenstain. Raporti pohon shumë qartë se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar nga zbatimi i plotë dhe në kohë i pesë kushteve.