Ministri i Diasporës, Pandeli Majko i është përgjigjur akuzave të opozitës dhe shoqërisë civile për pamundësimin e votës së diasporës për zgjedhjet e 25 prillit.
Majko ka akuzuar opozitën se ka qenë ajo që e ka bllokuar në KQZ votën e emigrantëve.
Në reagimin e tij në Facebook, Majko është shprehur se prej muajit janar “përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve refuzojnë të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit (jo votën e emigrantëve”)”.
Ai thotë se opozita heshti megjithëse sipas tij kishte premtuar “se do “studjonin” projektet e shkruajtuara në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e organizatave në diasporën shqiptare”.
Diaspora shqiptare nuk do të votojë as në këto zgjedhje.
Partitë politike u shprehen në favor të votës së emigrantëve, por akuzuan njëra-tjetrën për manipulim te procesit.
Partia Demokratike ka premtuar se do të mundësojë votimin elektronik në vend dhe për emigrantët.
Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë e ka quajtur mashtrim të radhës të qeverisë premtimin për votimin e diasporës.
Ata kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Majko.