Majlinda Bregu: Formula e vetingut e gabuar, asnjë vend tjetër nuk do bëjë veting si Shqipëria

Nga Exit News
Majlinda Bregu: Formula e vetingut e gabuar, asnjë vend tjetër nuk do bëjë veting si Shqipëria

Reforma në drejtësi na ka ngelur në duar për historinë e vetingut, në vend që të ishte historia e suksesit që do pastronte sistemin e drejtësisë dhe do na hapte menjëherë negociatat me BE-në.

Kështu u shpreh ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, dhe një nga mbështetëset kryesore të reformës në drejtësi, gjatë një bisede në programin “Me pak fjalë” në Euronews, të enjten në mbrëmje.

Bregu pohoi se “formula me të cilën u prezantua vetingu në Shqipëri bëri që ky proces më shumë të na vonojë se sa të na japë rezultatet që priteshin”.

Për shkak të përvojës së Shqipërisë me një proces të gabuar të vetingut, vetingu është përjashtuar si një opison i përshtatshëm i drejtësisë në vendet e tjera që duan të reformojnë drejtësinë.

“Asnjë nga vendet e tjera, qoftë ata që janë në process [integrimi në BE] siç është Maqedonia e Veriut apo Kosovo apo Bosnje-Herzegovinë nuk do të kalojnë në procesin e vetingut” e aq më pak vende të cilat janë duke negociuar si Serbia apo Mali i Zi të cilat kanë “një qasje krejtësisht tjetër për ndryshime ligjesh të caktuara por jo për një sistem vetiungu.”

Bregu shprehu mendimi se vetingu është arsyeja kryesore që vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë dhe tani janë ngritur pikëpyetje vërtetë “procesi i vetingut në ëktë formulë ishte ashtu siç duhej apo mund të ishte pasur një formulë që të mos pengonte”, në zgjedhjen e organeve të drejtësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>