Makinacioni i Veliajt për të përdorur Këshillin Bashkiak për shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar

Nga Alba Mborja
Makinacioni i Veliajt për të përdorur Këshillin Bashkiak për shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar

Këshilli Bashkiak pritet të miratojë të hënën një vendim që miraton “akt-ekspertizën e Institutit të Ndërtimit, datë 23, mars 2018” për gjendjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Akti i ekspertizës, i hartuar në rrethana të dyshimta dhe pa oponencë teknike, shprehet se ndërtesa nuk është e përshtatshme për të kryer aktivitete kulturore dhe sado të ndërhyhet në strukturë, ajo nuk do të kthehet në kushte optimale.

Veliaj do ta përdorë këtë akt të parë si bazën për t’i imponuar pastaj Këshillit Bashkiak marrjen e vendimit për shembjen e ndërtesës—e cila sidoqoftë nuk mund të bëhet para se të ketë një projekt të ri ndërtimi të miratuar.

Makinacioni i Veliajt fillon që më faktin skandaloz që po i kërkon Këshillit Bashkiak të “miratojë” një dokument të hartuar para dy vjetëve.

Më e rëndësishmja është se vendimi që pritet të merret nesër nga Këshilli Bashkiak i Tiranës është i paligjshëm dhe absurd.

Para së gjithash sepse Këshilli Bashkiak kërkon të marrë vendim për një objekt që nuk është pronë e Bashkisë Tiranë. Vendimi i qeverisë i ka kaluar Bashkisë Tiranë vetëm pronësinë mbi truallin, por jo mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar.

Pikërisht, kjo pikë është edhe një nga kundërshtitë e ngritura nga Presidenti Meta para Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër miratimi i këtij akt-ekspertimi nga Këshilli Bashkiak është një akt i pabazuar në ligj dhe në asnjë standard administrativ.

Akt-ekspertiza është një dokument teknik i firmosur nga ekspertët që e kanë kryer, profesionistë të licensuar, dhe drejtori i Institutit të Ndërtimit në emër të institucionit.

Si i tillë, ky dokument është akt juridik administrativ me fuqi të plotë adminsitrative e juridike dhe mund të jetë subjekt vetëm i shqyrtimit gjyqësor, por jo i ndonjë miratimi administrativ, e aq më pak i një miratimi nga një institucion politik si Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Këshilli Bashkiak jo vetëm nuk ka asnjë kompetencë ligjore, por as ka ekspertizë të miratojë akte të tilla. Është skandaloze që këshilltarë politikë bashkiakë të marrin përsipër të gjykojnë një ekspertizë teknike, për të cilën nuk kanë asnjë aftësi individuale dhe institucionale të shprehen.

Nga ana tjetër, ata nuk kanë asnjë bazë institucionale për të shqyrtuar një vendim të tillë: as Bashkia dhe as Këshilli Bashkiak nuk janë as porositësit, as marrësit e këtij akti ekspertimi, dhe për më tepër ato janë kryer nga një institucion i qeverisë qëndrore që është krejtësisht i pavarur nga pushteti lokal.

Mes gjithë këtyre shkeljeve kushtetuese, ligjore dhe institucionale, nëse Këshilli Bashkiak do të vendosë ta “miratojë” akt-ekspertizën do të dëshmojë që është një institucion i bindur dhe i kontrollur nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërkohë që detyra e tij kushtetuese është të kontrollojë Veliajn.

 

14 komente

  1. Elvira Jakova 2 Qershor, 2020 në 11:00 pm

    Po me plas shpirti!
    Shoh nje popull te gozhduar pas bukes se perditshme, te karantinuar nga frika,te neperkembur nga e drejta, te shfrytezuar ne palc per nje cope buke.
    Shoh nje popull te mpire nga kujtesa ,te demoralizuar nga demokracia e shitur !
    Shoh nje Shqiperi te bere cope ne pasurite e saj te grabitura .
    Shoh nje toke te perdhunuar ne virgjerine e saj natyrore.
    Shoh burime te dhunuara.
    Njerez qe perndicen kur thone te vertetat.
    Shoh fjalen e lire qe burgoset me gjoba e mbyllje,shoh njerez ne Insitucionet e te burgosurve e internuarve qe sapo thone te vertetat largohen.
    Gjithkund vetem njerez te c,moralizuar , te rame pertoke nga nytesia por te patinuar nga pamja ,pa rudha me nderhyrje trupi , fytyre ,sikur trupi i tyre te mos ishte ne dinjitetin e Zotit!
    Kudo ku merret nje rroge, perfitim kane vetem njerez te pamoral,indiferente,qylgji,te pa ze ,vetem per te bere show jane te paret.
    Kemi makina luksi me njerez panjerezi, dyqane luksi per te nenshtruarat e te pispillosurat dhe lista pa fund per buken e perditshme.
    Shoh Kosoven martire te marre mendsh nga te njejtet qe skane as fe as atdhe.,por lekun kane padron .
    Me dhemb shpirti per Herojt e Teatrit Kombetar per sakrificen e tyre te jashtzakonshme , te gjate per te mbrojtur at pak dinjitet qe I kishte mbetur ne ketij vendi .
    Zhduku nje memorie ky i pashpirt !
    Shoh nje polici e administrate sherbetore te nje njeriu qe s,i ka mbet gja tjeter prej njeriu,vec dhunues i popullit te tij , qe s,ka kurgja te perbashket me popullin e tij.
    Ai ka tradhetuar cdo interes kombetar.

    Shoh te gjith perfaqesuesit e shteteve e te Europes te shkrrame prej bakshishit ,e prej lobeve qe heshtin e bejne sehir, e kur populli do te ngrihet per te rrezuar kete sistem mafioz kriminal ,sektar e te erret na thone jo se jeni jashte rregullave demokratike.E per gjemen qe ben Edi Rama me banden e tij e ata qe rrine prapa tij ne fshehtesi, heshtin!

    Ku je ambasadore e Amerikes ku je me fjalet qe iu drejtove popullit shqiptar ku je Amerike,ku je Europe ? A nuk po shihni , a nuk po degjoni se c,behet ne Shqiperi ?
    C,fare doni te arrini nen rrogoz me Shqiperine e shqipetaret ?
    .Ky i pashpirt ben cfare te doje me shqiptaret e pasurite e Shqiperise sikur te ishin te nenes ,e ju heshtni e nuk nderhyni! A mos jeni armiqte e maskuar te Shqiperise e Kosoves?!
    Pse Sazani nga zone ushtarake u be zone turistike ?
    Pse ne pandemi behen e zhbehen ligje ?
    C,far nguti emergjence pati nderhyrja naten
    per teatrin ?
    Ma shpjego o i madhi Kadare? A je zgjuar ti krenaria kombetare?
    Apo ke humbur ne iluminim (LLeshin ia pate sugjeru kaloresit si president)
    Cfare manteli keni veshur ne rehati e madhni o krenaria e kombit?!
    Supozohet se figura e presidentit perfaqeson unitetin Kombetar .
    Ku jeni ju ish president ,
    nuk ndiheni se ju ka caktu komoditet rilindja -vdekje e Rames?
    Po ju Meta ,pse nuk e thirrni popullin per te shperndare parlamentin ilegjitim,
    qeverine ilegjitime, zgjedhjet ilegjitime?

    Kushtetuta eshte per te mbrojtur te drejtat themelore te njeriut,cfare mbroni te gjith ju ?
    Cfare eshte kushtetuta pa te drejtat themelore te saj ?
    Pergjigju popullit tim Juri Kim , pse heshtje varri zonja qe vjen nga demokracia ?
    Per cfare ju sherben ju dhe Europes njeriu i nates qe shkel te drejta dhe ka uzurpuar cdo institucion ?
    Cfare leksione demokracie mund te na jepni ju kur heshtni para ketij udheheqesi nate pa fe,pa atdhe?
    Po ju more socialiste specialist nate , pse heshtni? Identifikoheni edhe ju me te ?
    Asnje fjale askush nuk flet:Jeni heshtje varri se vetem ashtu keni qene gjithmone e jeni!
    Vetem varre!

    S,kam kujt t,i drejtohem mbi kete dhe !
    Dhimbjen time te pamate po ta drejtoj ty o Hyj!
    Po me plas shpirti!

    Kerkoj DREJTESINE TENDE!

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme