Pas tre dekadash në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve në Malin e Zi i dorëzoi zyrën e Kryeministrit fituesve të zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Ish-Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç konfirmoi në Twitter se ai i ka dorëzuar detyrën Kryeministrit të ri, Zdravko Krivokapic.
“Shpresojmë që kjo qeveri të punojë për interest e Malit të Zi dhe qytetarët e tij” shkruan Markovic në Tëitter.
Ai tha se takimi për dorëzimin zyrtar të detyrës është “një konfirmim i përmbajtjes demokratike, pjekurisë dhe përgjegjësisë që politika jonë trashëgon”.
Kryeministri i ri, Krivokapic dhe kabineti i tij, i cili përbëhet nga 12 ministra dhe një zëvendës kryeministër, u zgjodhën në një seancë parlamentare të Asamblesë Malazeze në 4 Dhjetor.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, tre koalicione opozitare – “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë mbi të Bardhë” – fituan mjaftueshëm vende për të formuar një qeveri të re dhe për të rrëzuar partinë e Milo Gjukanoviç pas gati 30 vitet në pushtet
Dritan Abazović, udhëheqësi i koalicionit “E zezë mbi të bardhë”, do të jetë zëvendës Kryeministri i vendit.
Ndërsa dy blloqet më të mëdha janë pro-serbe, Abazoviç i “Bardh e Zi”, partia e të cilit ka katër deputetë, ka premtuar të mbajë vendin në shinat e BE dhe NATO. Ai gjithashtu është zotuar të nxisë hetimet kundër politikanëve të korruptuar.