Mali i Zi do të hapë dokumentat e luftës

Mali i Zi do të hapë dokumentat e luftës

Mali i Zi ka vendosur të hapë dokumentat e luftës. Zëdhënësja e parlamentit Aleksa Becic tha se vendi duhet të përballet me kohën e luftës, raporton Balkan Insight të shtunën.

Këto dokumeta do të mblidhen nga Qendra e Dokumentacionit e krijuar nga parlamenti në bashkëpunim me Nismën Rinore.

Në këto dokumenta do të përfshihen dokumentat e konfliktit në Ballkan në vitet 1990 dhe rolin që ka luajtur Mali i Zi.

Mali i Zi morri direkt pjesë në luftrat në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë nën drejtimin e Sllobodan Milloshevicit.

Analistët thanë se politikanët e tanishëm dhe të mëparshëm kanë pasur rol në ngjarjet që kanë ndodhur atëherë.

Vendi ka mbajtur që prej 2006 8 gjyqe për krime të luftës në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. BE ka kërkuar hetimin e krimeve të luftës dhe dënimin e personave pjesmarrës.

Por, Mali i Zi nuk ka nisur hetimet pëe asnjë rast të krimit të luftës dhe shumë drejtues kanë ngelur të pandëshkuar.

Në dhjetor 2019, ish ushtari i ushtrisë jugosllave Vlado Zmajevic u dënuan me 14 vjet burg për vrasjen e 4 etnikëve shqiptarë në kosovë në 199. Ky ishte vendimi i parë për krime lufte në Malin e Zi, që prej 2016.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>