Mali i Zi hap restorantet për turistët me certifikatë të Covid-19

Nga Exit News
Mali i Zi hap restorantet për turistët me certifikatë të Covid-19

Të premten më 30 korrik në Malin e Zi hyri në fuqi certifikata Kombëtare dixhitale e COVID-19, e cila do të përdoret për të hyrë në restorante e aktivitete të rëndësishme.

Certifikata kombëtare dixhitale COVID do të përmbajë informacionin e mëposhtëm:

1)  Vaksinimin e plotë ose dozën e parë të një vaksine COVID-19;

2) Data dhe ora e testit PCR negativ (testi PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë pranohet);

3) Dëshmi se personi është shëruar nga COVID-19, dmth dëshmi se kanë kaluar më pak se 180 ditë nga testi pozitiv i PCR;

4) Vërtetimi i një testi të shpejtë negativ të antigjenit (jo më e vjetër se 48 orë);

Në Malin e Zi pranohet certifikata dixhitale COVID e BE -së si dhe të gjitha certifikatat dixhitale që kanë një kod QR. Certifikata dixhitale COVID është e vlefshme vetëm me një dokument të vlefshëm, kartë identiteti ose pasaportë.

Turistët që kanë një certifikatë vaksinimi pa një kod QR të nënshkruar në mënyrë dixhitale mund të verifikojnë certifikatën e tyre në çdo institucion shëndetësor dhe do të jetë e vlefshme për sa kohë që ata qëndrojnë në Malin e Zi.

Nëse të huajt nuk vaksinohen, ata do të bëjnë një test PCR  me shpenzimet e tyre, dhe kështu të marrin një certifikatë, e cila është e nevojshme për të hyrë në disko, klube nate dhe kafene dhe restorante të mbyllura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>