Mali i Zi kërkon testim të qytetarëve shqiptarë

Nga Exit News
Mali i Zi kërkon testim të qytetarëve shqiptarë

Çdo qytetar, i cili do të udhëtojë nga Shqipëria drejt Malit të Zi duhet të jetë negativ me Covid-19 dhe të ketë me vete testin e koronavirusit. Testi duhet të jetë Brenda 72 orësh.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Institutit për Shëndetin Publik në Mal të Zi, Boban Mugosa.

Qytetarët shqiptarë duhet të plotësojnë këto kushte:

  1. Të kenë një rezultat negativ nga koronavirus ose një rezultat pozitiv të testit të antitrupave koronavirus
  2. Testet duhet të jenë lëshuar nga një laborator i regjistruar dhe jo më vonë se 72 orë nga momenti i hyrjes në Mal të Zi;
  3. Mos kenë qëndruar në asnjë prej vendeve nga e cila nuk lejohet hyrja në Mal të Zi, 15 ditë para hyrjes në Mal të Zi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>