Mali i Zi ka kufizuar hyrjen nga Shqipëria në pikat e kalimit kufitar të Murriqanit dhe të Bashkimit, për shkak të pandemisë. Sipas rregullave të reja të publikuara të shtunën, 21 nentor:
Në pikën kufitare Bashkimi lejohen qytetarët që dua të dalin nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë.
Deri ditën e hënë 23 nentor do të lejohen të kalojnë nga pika e Hanit të Hotit për në Mal të Zi vetëm personat me leje qendrimi dhe pune.
Në fundjave do të lejohen të kalojnë nga Murriqani në drejtim të Malit të Zi ata që kanë prenotuar për fundjavën.
Lejohen të gjitha kalimet tranzit apo ata që do te udhëtojnë me avion përmes Podgoricës.
Ndërsa nuk ka ndryshuar regjimii lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar.