Mali i Zi kundër Open Balkans, pro Tregut të Përbashkët Rajonal

Nga Exit News
Mali i Zi kundër Open Balkans, pro Tregut të Përbashkët Rajonal

Mali i Zi do të përqendrohet në formimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, një nismë në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila është më e përshtatshme për vendin sesa nisma për Ballkanin e Hapur e nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, tha Kryenegociatorja e Malit të Zi Zorka Kordić për Vijesti.

Meqenëse, Mali i Zi është vendi më i përparuar në rajon kur është fjala për procesin e integrimit në BE,qeveria mbështet zbatimin e iniciativave rajonale ekskluzivisht si një instrument për një pranim më të shpejtë në BE, tha Kordić.

“Prandaj, ne përqëndrohemi kryesisht në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal nën kujdesin e Procesit të Berlinit, si një nismë politike që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor,” theksoi ajo.

Kordić deklaroi se Tregu i Përbashkët Rajonal është më gjithëpërfshirës sesa Ballkani i Hapur, sepse përveç katër lirive të lëvizjes, ai trajton edhe infrastrukturën dixhitale, inovacionin dhe një politikë të vetme investimi sipas standardeve të BE -së.

“Është plotësues i aspiratës sonë për anëtarësim në BE dhe siguron një kornizë për përdorimin e fondeve nga plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor me vlerë nëntë miliardë euro. Unë gjithashtu besoj se masat e hershme të integrimit në kontekstin e metodologjisë së rishikuar të pranimit në BE mund të arrihen më mirë përmes një tregu të përbashkët rajonal, i cili është një iniciativë më gjithëpërfshirëse sesa Ballkani i Hapur ”, tha ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>