Autoritetet malazeze kanë lehtësuar kalimin për në këtë shtet, e tani mund të kalohet pa testin e Covid-19.
Ministrja e Shëndetësisë e Malit të Zi Jellena Boroviniq Bojoviq, tha të hënën se testi nuk do të jetë i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt.
Gjatë fundjavës, Boroviniq Bojoviq tha se do të hiqet edhe ndalesa për lëvizjen midis qyteteve të Malit të Zi.
Hehtësimi i masave është bërë pas përmirësimit të situatës epidemiologjike, tha ajo.
Sipas saj shkalla e përdorimit të kapaciteteve spitalore aktualisht është rreth 57 për qind, krahasuar me gjysmën e dytë të dhjetorit kur ka qenë 67 për qind.
Mali i zi regjistroi të hënën 388 raste të reja me koronavirus dhe katër viktima.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 620,000.
Mali i Zi ka konfirmuar gjithsej 52,819 raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.
Në total 729 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.