Mali i Zi nuk tërhiqet: Më 1 dhjetor dëbon ambasadorin serb

Nga Exit News
Mali i Zi nuk tërhiqet: Më 1 dhjetor dëbon ambasadorin serb

Qeveria e Malit të Zi ka thënë të hënën për Radio Evropa e Lirë se nuk tërhiqet nga vendimi për dëbimin e ambasadorit serb. Ministria e Jashtme malazeze u shpreh se më 1 dhjetor ambasadori do të largohet.

Në një koment për median përfaqësues të ministrisë thanë se ambasadori, malazez ka respektuar Republikën e Serbisë, pa ndërhyrë në punët e saj të brendshme, “ndryshe nga ambasadori serb në Malin e Zi, i cili vazhdimisht ka vënë në dyshim pavarësinë e Malit të Zi me interpretimet e tij të historisë”.

Më 28 nëntor Mali i Zi shpalli të padëshiruar ambasadorin serb me justifikimin e ndërhyrjes në punët e brendshme të vendit, njësoj ju kundërpërgjigj edhe Serbia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>