
Të dielën u regjistrua martesa e parë midis njerëzve të së njëjtës gjini në Malin e Zi. Njoftimin e bëri Ministrja e Administratës Publike, Çështjeve Digjitale dhe Medias, Tamara Srzhentiç në një status në Tëitter. Ajo nuk dha detaje për çiftin.
Mali i Zi miratoi ligjin për martesat brenda të njëjtës gjini më 1 korrik 2021. Duke u bërë kështu vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që legalizon martesat brenda të njejtës gjini.
Ligji u kundërshtua në fillim nga Kisha Ortodokse serbe, komunittei më I madh besimtar në vend.