Qeveria e Malit të Zi ka shpallur sërish gjendjen e epidemisë së Covid-19 në gjithë vendin.
Në 2 qershor, qeveria e kishte shpallur të përfunduar gjendjen e epidemisë, por me heqjen e kufizimeve, numri i të infekturve është rritur ndjeshëm karahasuar me qershorin. Aktualisht në vend ka mbi 1920 të infektuar dhe 26 viktima.
Mali i Zi ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe në vende të hapura ku nuk mund të ruhet distanca mes qytetarëve.
Tubimet janë të kufizuara në 40 persona në vende të hapura publike, dhe në 20 persona në vende të mbyllura.