Mali i Zi: Shqiptarët kalojnë kufirin vetëm po patën testin e Covid-19

Nga Exit News
Mali i Zi: Shqiptarët kalojnë kufirin vetëm po patën testin e Covid-19

Qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova duhet të bëjnë testin për Covid-19 nëse duan të kalojnë kufirin për në Malin e Zi.

Në 19 qershor, Mali i Zi miratoi rregulloren e re sipas së cilës do të lejojë të huajt të hyjnë në vend:

Qytetarët nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje Hercegovina duhet të paraqesin një test të bërë ditët e fundit që vërteton se nuk janë të infektuar me koronavirus.

Qytetarët nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë përkohësisht të ndaluar të hyjnë në Mal të zi.

Ndërsa qytetarët që vijnë nga vende që kanë deri në 25 të infektuar në 100 mijë banorë, mund të hyjnë lirisht në Mal të Zi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>