Mali i Zi ka shtrënguar masat në kufi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit duke vendosur kushte për udhëtarët duke filluar nga 14 shtatori.
Ministria e Jashtme ka njoftuar se qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Malit të Zi duhet të pajisen me një nga dokumentet e mëposhtme:
- Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi i plotë
- Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;
- Test negativ antigjen (test i shpejtë), jo më të vjetër se 48 orë;
Nëse qytetarët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme, duhet të karantinohen.
Karantinimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.
Personat nën moshën 18 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.