Mali i Zi shtrëngon masat antiCOVID në kufi, kushtet e reja për të udhëtuar

Nga Exit News
Mali i Zi shtrëngon masat antiCOVID në kufi, kushtet e reja për të udhëtuar

Mali i Zi ka shtrënguar masat në kufi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit duke vendosur kushte për udhëtarët duke filluar nga 14 shtatori.

Ministria e Jashtme ka njoftuar se qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Malit të Zi duhet të pajisen me një nga dokumentet e mëposhtme:

  1. Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi i plotë
  2. Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;
  3. Test negativ antigjen (test i shpejtë), jo më të vjetër se 48 orë;

Nëse qytetarët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme, duhet të karantinohen.

Karantinimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.

Personat nën moshën 18 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>