Manastirliu: 200 pedagogë dhe 12 mijë mësues janë vaksinuar deri më tani

Nga Exit News
Manastirliu: 200 pedagogë dhe 12 mijë mësues janë vaksinuar deri më tani

200 pedagogë dhe 12 mijë mësues janë vaksinuar deri më tani, raportoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë vizitës në stadiumin Air Albania, Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka aktualisht në total 90 mijë doza vaksinash.

Vijon vaksinimi i pedagogëve, në UT janë vaksinuar 200 pedagogë, në tërësi mbi 12 mijë arsimtarët ose 30% e mësuesve kanë marrë dozën e parë të AstraZenecës. Kemi 90 mijë doza vaksinash në totale, ndërkohë që presim doza të tjera Pfizer në ditët e para të prillit, për të vijuar më pas vaksinimin masiv.”

Manastirliu njoftoi se në prill pritet që të vijë nga Covax një tjetër dozë vaksinash, numri i të cilës ende nuk është i saktë.

10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V mbërritën në vend, të hënën, 22 mars. Vaksinat u dhuruan nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

Qeveria miratoi para pak javësh vendimin për marrjen e vaksinave nga të gjtiha vendet prodhuese dhe shpërndarëse.

Deri më tani, në vend adminnistroheshin vaksinat e prodhuara nga kompania Pfizer dhe AstraZeneca.

Qeveria ka vendosur vaksinimin e personelit shëndetësor dhe të të moshuarve mbi moshën 80 vjeç. Kryeministri ka premtuar ardhjen e 360 mijë doza vaksinash në vend në javët në vijim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>