Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu akuzoi opozitën se po nxit dhunën e qytetarëve ndaj mjekëve me retorikën e saj sulmuese ndaj qeverisë për menaxhimin e pandemisë.
Në një postim në Facebook, Manastiruliu shkruan:
“Gurët e hedhur sot mbi qendrën shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan, të cilën vetëm pak muaj më parë e rindërtuam me standardet më të mira pas braktisjes prej 4 dekadash, janë një akt agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.”
Mesditën e së shtunës, qendra e re shëndetësore në lagjen Fushë-Mbret në Elbasan është sulmuar me gurë.
Nga sulmet janë dëmtuar xhamat e katit të parë të qendrës. Policia ka mundur të kapë autorët e sulmit.