Manastirliu bën bilancin në luftën kundër Covid-19

Nga Exit News
Manastirliu bën bilancin në luftën kundër Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri bilancin e investimeve të qeverisë për të përballuar pandeminë e koronavirusit në vend.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, të enjten, Manastirliu pohoi se gjatë këtyre 9 muajve qeveria ka investuar 25 milionë euro për shëndetësinë.

Sipas saj, deri më tani janë vënë në dispozicion 4 laboratorë publik për testimet, 184 epidemiologë në terren, dhe 2 spitale kovid me rreth 280 shtretër.

Manastirliu tha se tashmë qeveria ka miratuar fondin prej 1,2 miliardë lekësh për rimbursimin e ilaçeve.

Ministrja u thërrit në interpelancë në Kuvend për të folur për menaxhimin e pandemisë nga qeveria. Kjo interpelancë u kërkua nga deputeti Ralf Gjoni.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>