Manastirliu i përgjigjet Bashës për testimet, mbrojtjen dhe pagat e mjekëve

Nga Exit News
Manastirliu i përgjigjet Bashës për testimet, mbrojtjen dhe pagat e mjekëve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ju përgjigj akuzave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me testimet, mbrojtjen e mjekëve dhe pagat e tyre.

Në një status në Facebook, Manastirliu pohoi se prej muajit korrik, numri i testimeve është dyfishuar. Sipas saj, mbi 80% e rasteve të izolohen brenda 48 orëve.

Manastirliu pohoi se mjekëve dhe stafit mjekësor nuk ju kanë munguar asnjëherë mjetet mbrojtëse duke bërë që përqindja e infektimit të tyre është e ulët.

Ajo shtoi se:

“Bonusi prej 1000 Euro për mjekët, infermierët, epidemiologët dhe 500 Euro për sanitarët, shoferët e autoambulancave, është realitet prej shtatë muajsh dhe do të zgjasë deri ditën e fundit të kësaj pandemie. “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>