
Në vend ka dyshime për persona të infektuar me mutacionin indian të koronavirusit Delta.
“Përhapja e variantit Delta në rajon e më gjerë dhe sinjalet e vërejtura së fundmi nga analizat e kryera në Institutin e Shëndetit Publik, kanë vendosur në alert të shtuar strukturat shëndetësore në territor”, shkroi Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të premten në Facebook.
Ajo i bëri apel qytetarëve të vazhdojnë të ruhen dhe të vaksinohen.
Dy persona, një në Gjirokastër dhe një Përmetu identifikuan me simptoma të njejta me mutacionin Delta. Analizat e tyre u dërguannga ISHP në Gjermani.