Manastirliu: Kemi vaksinuar të gjithë personelin shëndetësor me vaksinën anti-grip

Nga Exit News
Manastirliu: Kemi vaksinuar të gjithë personelin shëndetësor me vaksinën anti-grip

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi të hënën se i gjithë personeli shëndetësor është vaksinuar me vaksinën anti-grip.

Gjatë inagurimit të spitalin Covid-3, Manastirliu tha se janë vaksinuar mbi 70 mijë mjekë, të cilët janë pjesë e grupit të rrezikuar më shumë, pasi janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Ajo njoftoi se në ditët e fundit të tetorit pritet të vijë furnizimi i radhës për vaksinat anti grip, për të plotësuar kuotën prej 368 mijë vaksinash.

Më këtë sasi do të  vaksinohet grupet e tjera të rrezikuara: mësuesit, edukatorët, të sëmurët kronikë, personat mbi 65 vjeç, fëmijët deri në 4 vjeç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>