Manastirliu këshillon qytetarët të respektojnë masat kundër Covid-19

Nga Exit News
Manastirliu këshillon qytetarët të respektojnë masat kundër Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i këshillon të gjithë qytetarëve se duhet të respektojnë rregullat kundër përhapjes së virusit.

“Të ruajmë distancën prej 1,5 metra, të mbajmë maskë, të lajmë duart shpesh dhe të dezinfektojmë ambjentet e punës dhe të shtëpisë”, shkruan në një postim në Facebook, ministrja.

Ajo gjithashtu shprehet se më e keqja ka kaluar dhe duhet të tregojnë kujdes në jetën e përditshme:

“Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19! Ruani shëndetin”.

Të dielën në vend u shënuan 71 të prekur me koronavirus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>