Manastirliu kujton një vjetorin e nisjes së pandemisë

Nga Exit News
Manastirliu kujton një vjetorin e nisjes së pandemisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kujtoi të martën 1 vjetorin e nisjes së pandemisë.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu pohoi se mjekët e infermierët u përballën me  pandeminë e Covid-19.

” Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës🙏🏼

Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.”

Manastirliu i bëri apel qytetarëve të respektojnë masat. Ajo përfundoi se ka dritë në fund të tunelit për shkak të procesit të vaksinimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>