Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bisedoi me gazetarin Sokol Balla, të mërkurën, në News24, mbi gjendjen e pandemisë Covid-19 në vend.
Ajo sqaroi se nuk ka rritje të rasteve të të infektuarve në shtator. “Me hapjen e shkollave protokollet e sigurisë janë zbatuar. Vijon të kemi raste pozitive, pasi epidemia është ne evoluim”, tha ministrja.
Për vaksinën Covid-19, ministrja sqaroi se “faciliteti i Kovaksit është një instrument, ku marrin pjesë 80 shtete në botë. Kjo mundëson që qeveria shqiptare të mund të marrë në dorëzim të certifikuar vaksinën ndaj koronavirusit, kur kjo e fundit të jetë gati. Qeveria shqiptare është gati të paguaj për vaksinën e koronavirusit, kur të jetë gati”.
Sipas ministres, vaksina Covid-19 do të jepet falas për popullatën. Në fazën e parë e përgatitjes do të vaksinohen 567 mijë qytetarë.
Ndërsa, për protesten e mjekëve, ministrja tha se:
“Dera ime është e hapur për çdo mjek e infermier për të diskutuar, dialoguar. Siç ka qenë dhe do të jetë. Nuk ka asgjë që ne nuk e themi me njeri-tjetrin. Diskutojmë kërkesat e tyre…”