Ogerta Manastirliu, ish drejtoresha e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” (QSUT), u emëruar sot Ministre e Shëndetësisë.
Edhe Manastirliu, si drejtoreshë e QSUT-së, ka ndjekur të njejtat praktikat si Zoti Beqaj në procedurat e tenderimit. Sipas Open Data Albania, 56,6 për qind e tenderave të QSUT-së janë zhvilluar me vetëm një konkurues.
Ndërsa pjesa më e madhe e tenderave janë fituar nga dy kompani, Megapharma shpk dhe Rejsi Farma shpk. Megapharma ka fituar rreth 40 për qind të tenderave që nga viti 2016, me një vlerë të përgjithshme prej 3,1 milionë euro.
Një nga pronarët e kompanisë farmaceutike Megapharma bleu në nëntor të vitit 2016 kompanin Evita shpk me çmimin prej 30,1 milionë lekë. Kjo vlerë është disa herë më e vogël se vlera e kompanisë, e cila ka marrë koncesionin e hemodializës për 10 vjet me vlerë 86 milionë dollarë.
Kontrata e hemodializës vlen rreth 300 herë më shumë se sa vlera e paguar nga pronari i Megapharmës për aksionet e kompanisë.
Kujtojmë se hemodializa është një nga disa koncesionet e dhëna nga ish-ministri Beqaj, efektet financiare afatgjata të të cilave do të rëndojnë në kurrizin e taksa paguesve shqiptarëve për shumë kohë. Koncesionet e tjera janë check-up falas, sterilizimi i paisjeve kirurgjikale dhe laboratorët mjekësorë.
Të gjitha këto, të bëjnë të besosh se Zonja Manastirliu është emëruar ministre me detyrën e vetme për të ruajtur trashëgiminë e Zotit Beqaj.