Manastirliu njofton nënshkrimin e marrëveshjes për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19

Nga Exit News
Manastirliu njofton nënshkrimin e marrëveshjes për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19

Minisitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se shteti shqiptar ka nënshkruar marrëveshjen për tu bërë pjesë e aleancës Gavi për të siguruar vaksinën kundër Covid-19.

Në një takim me ekspërtët e Komitetit të Imunizimit në ISHP, Manastirliu pohoi:

Bazuar në rekomandimet tuaja të vlefshme, Këshilli Ministrave ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit, nënshkrimin e marrëveshjes së angazhimit me aleancën Gavi, për sigurimin e vaksinës së sigurt kundër Covid-19, nëpërmjet mekanizmit COVAX, ku aderojnë 80 shtete, mes të cilave edhe vendet e Bashkimit Europian”

Ajo shtoi se qeveria është e angazhuar për të garantuar blerjen e vaksinës kurdo që ajo të dalë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>