Manastirliu: Krizën e Covidit e kemi nën kontroll

Nga Exit News
Manastirliu: Krizën e Covidit e kemi nën kontroll

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mendon se qeveria e ka vënë nën kontroll krizën e Covid-19.

Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili, ajo tha se situata është e qendrueshme dhe brenda skenarëve të parashikuar nga qeveria dhe ekspertët:

“Sot situata paraqet qëndrueshmëri, numri i infektimeve ditore është në një situatë normale. Jemi në skenarin e dytë të strategjisë sonë, prandaj është e përballueshme.”

Ministrja theksoi se aktualisht Shqipëria ka numrin më të ulët të infektimeve në rajon.

Sipas saj, me rëndësi është që vendi të pësojë sa më pak viktima gjatë kësaj pandemie.

Lidhur me vdekjen e disa pacientëve në spitalin Covid 2, Manastirliu tha se për to do të flasë prokuroria pas hetimeve të nevojshme.

Aktulisht në vend numri i të infektuarve me Covid 19 ka arritur në 13 518 persona, prej të cilëve 381 kanë humbur jetën.

Prej disa muajsh tashmë, numri i të infektuarve ditorë luhatet mes 120 deri në 170 të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>