Manastirliu: Po vlerësohet vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskave në publik

Nga Exit News
Manastirliu: Po vlerësohet vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskave në publik

Komiteti Teknik po shqyrton vendimin për mbajtjen e detyrueshme të maskave në publik.

“Për sa i përket mbajtjes së tyre në publik është duke u diskutuar nga komiteti teknik”, tha ministrja e Shëndetësisë Manastirliu në një intervistë për Mirela Milori, në Abc News.

Ministrja sqaroi se testimet bëhen bazuar në hetimin epidemiologjik. Ajo njoftoi se “nuk na mungon kapaciteti dhe ne duam të fillojmë testimin molekular edhe në “Qendrën Universitare Nënë Tereza” që të krijojmë një strukturë tjetër”.

Manastirliu tha se përhapja e virusit në QSUT është ndaluar dhe mjekët po i nënshtrohen testit serologjik.

“I gjithë sistemi shëndetësor është i angazhuar në 1 situatë që nuk është normale. Jemi në një situate epidemie. Kujdesi duhet të jetë maksimal. Ne si qeveri vijojmë të zbatojmë planet dhe skenarët”, u shpreh ajo.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme