Manastirliu: Qeveria, 368 mijë doza të vaksinës kundër gripit

Nga Exit News
Manastirliu: Qeveria, 368 mijë doza të vaksinës kundër gripit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria ka arritur të sigurojë 368 mijë doza të vaksinës kundër gripit, të cilat po shpërndahen në qendrat shëndetësore.

Gjatë inspektimit në Poliklinikën Qendrore, Manastirliu pohoi se fillimisht do të vaksinohen mjekët më pas mësuesit edukatorët e me rradhë.

“Bazuar edhe në rekomandimin e ekspertëve, ne ja kemi dalë të financojmë në kohë dhe të sigurojmë 368 mijë doza vaksinash, sasia e parë e të cilave ka mbërritur dhe ka nisur të shpërndahet në qendrat shëndetësore, me qëllim vaksnimin e kategorive të riskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, duke vijuar me mësuesit, edukatorët, duke vazhduar me të sëmurët kronikë, me ata mbi 65 vjeç, fëmijët”

Sot ka nisur vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve me vaksinën kundra gripit stinor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>