Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke folur nga Kuvendi për programin qeverisës së 4 viteve të ardhshme deklaroi se qeveria ka vendosur në dispozicion 100 milionë € për luftën ndaj pandemisë për dy vitet e ardhshme.
Paketa do të përdoret si për një rritje të numrit të infektimeve dhe shtrimeve në perjudhën vjeshtë-dimër, edhe për përgjigje ndaj varianteve të mundshme dy vitet e ardhshme.
“Shqipëria ka alokuar 100 milionë euro për skenarin që parashikon në planin tonë, plan i miratuar, për pandeminë. Plan përgjigje për dy vitet në vazhdim,” u shpreh Manastirliu.
Ajo gjithashtu premtoi se do të rritej mbulimi me vaksina për popullsinë, si mjeti kryesor për luftimin e virusit.
Pjesa tjetër e fjalimit të ministres, ashtu si edhe e pjestarëve të tjerë të kabinetit qeveritar, ishte e mbuluar me arritje e suksese të qeverisë e përdorimi i një gjuhe pothuajse letrare.
Ndonëse ministrja foli për skenare, ajo nuk i zbuloi asnjë prej tre publikut apo se cilat janë përgjigjet që po konsiderohen.
Njësoj edhe kolegia e saj e Minsitrisë së Arsimit, e cila premtoi rritje të cilësisë së arsimit përmes bashkëpunimit me universitete prestigjoze.