
Shqipëria ka dalë nga zona e riskut e Covid-19, njoftoi të premten ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Gjatë seancës plenare, Manastirliu pohoi se renditemi në vendet e para për vakisinimin e popullsisë.
“7267 vaksina kanë mbërritur në vendin tonë. Sasia e vaksinave të kontraktuara deri më sot është mbi 2 mln, që po vijon të vijnë sipas kalendarëve të lëvrimit. Kemi mbërritur në vaksinimin e grup moshës mbi 60 vjeç.”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se deri tani janë vaksinuar 5 mijë punonjës të fabrikave dhe mbi 3 mijë punonjësit hotelerisë.