Manastirliu thirrje për dhurim gjaku qytetarëve që kanë kaluar Covid-19

Nga Exit News
Manastirliu thirrje për dhurim gjaku qytetarëve që kanë kaluar Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje, të enjten, qytetarëve të cilët e kanë kaluar Covid-19, që të dhurojnë gjak.

Gjaku i tyre, i cili tashmë anti trupa, do të përdoret për kurimin e pacientë me Covid-19, në atë që njihet si ‘terapia e plazmës’.

një postim në Facebook, Manastirliu nxiti qytetarët që të dhurojnë gjak, si një mënyrë për të ndihmuar të infektuarit dhe për të shpëtuar jetë.

Personat që mund të dhurojnë gjak janë ata që e kanë kaluar tashmë koronavirusin dhe janë nga mosha 18 deri në 65 vjeç.

Dhurimi mund të bëhet në çdo bankë gjaku pranë spitaleve shtetërore.

Prej dy ditësh, Ministria e Shëndetësisë ka nisur punën për krijimin e Bankës së Gjakut për t’ju vënë në shërbim të infektuarve me koronavirus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>