Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bëri thirrje prindërve të mos shkojnë në QSUT por tu drejtohen qëndrave shëndetësore në kryeqytet.
Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të Laprakës, Manastirliu u shpreh se këto qendra ofrojnë shërbim cilësor dhe 24 orë.
“Në qendrën shëndetësore të Laprakës, ku po ofrohet shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës për urgjencat pediatrike, si në tre qendra të tjera në #Tirane: Qendra shëndetësore Kombinat, qendra shëndetësore nr. 8 pranë sheshit “ëilson” dhe qendra shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut. Një thirrje për prindërit në këtë periudhë të vështirë të epidemisë: Shmangni fluksin në #QSUT drejtohuni pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi garantohet afër vendbanimit, nga mjekët pediatër, në kohë dhe me cilësi”, shprehet Manastirliu.