Manjani: Edi Rama dhe Ilir Meta pikëpamjet të ndryshme për drejtimin e shtetit

Manjani: Edi Rama dhe Ilir Meta pikëpamjet të ndryshme për drejtimin e shtetit

Ylli Manjani, ish ministri i Drejtësisë vazhdon të akuzojë qeverinë Rama për shkelje të ligjit, keqqeverisje, për përhapjen e kanabisit dhe censurimin e medias. Në postimin e tij në Facebook ai shkruan se nuk mund të ndëshkohet e majta për problemet në qeverisjen Rama. Aoi i bën thirrje të majtës të bashkohet, si e vetmja rrugë për largimin e  “të keqes prej nesh, prej qeverisë dhe prej shtetit tonë të përbashkët”.

Para pak ditësh, Zoti Manjani sulmoi dhe projektin e  “1 miliardë euro” të njoftuar nga Kryeministri si investimi kryesor për mandatin e dytë qeverisës. Zoti Manjani e quajti këtë projekt “Pastrim Parash”.

“Projekti 1 miliardë euro i shpallur nga Kryeministri është PASTRIM PARASH! Kultivimi dhe tregëtia e hashashit i paska mbledhur 1 miliardë euro, por u duhet një vend për t’i fshehur. Mënyra më e mirë është investimi. Investimi në projekte qeveritare është më i sigurti”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>