Maqedoni, 94 zyrtarë të lartë nën hetim, mes tyre dhe ish-kryeministri Gruevski

Maqedoni, 94 zyrtarë të lartë nën hetim, mes tyre dhe ish-kryeministri Gruevski

94 persona do të hetohen në Maqedoni në lidhje me skandalin e përgjimeve që rrëzoi qeverinë Gruesvski në fund të vitit 2015. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeprokuroria e Prokurorisë Speciale Katica Janeva.

Prokuroria Speciale ngriti akuzat për shpërdorim detyre, manipulime të pronave, financim të palighshëm të partive e shkatërrim të paligjshëm të pajisjeve të përgjimit ndaj shumë ish-zyrtarëve të lartë.

Emrat e të akuzuarve nuk përmenden, por sipas mediave maqedonase, ish-kryeministri Nikola Gruevski,  ish-ministrat e Transportit, Punëve të Brendshme dhe Kulturës, ish-drejtori i Shërbimit të Sigurimit dhe dhjetra ish-sekretarë të përgjithshëm të qeverisë Gruevski bëjnë pjesë mes 94 të akuzuarve.

Prokuroria Speciale, e krijuar në 2015-ën me ndërmjetësimin e BE-së, ka për qëllim vënien përpara përgjegjësive të zyrtarëve që morën pjesë në skandalin e përgjimeve, skandal që shkaktoi një krizë dy vjeçare në vend dhe rrëzoi qeverinë Gruesvski.

Politikanët, zyrtarët qeveritarë, aktivistë, gazetarë dhe gjyqtarë ishin ndër ata që mendonin se ishin viktima të përgjimit.

Skandali përfundimisht çoi në zgjedhje të parakohëshme në dhjetor, në të cilën partia nacionaliste VMRO e Gruevskit përsëri fitoi shumicën e vendeve, por nuk ishte në gjendje të gjejë aleatë për të formuar qeverinë. Vetëm pak javë më parë u arrit të formohej qeveria nën drejtimin e partisë opozitare LSDM e Zoran Zaev.

Gruevski, i cili ishte kryeministër nga viti 2006 deri në fillim të vitit 2016, i ka quajtur akuzat “persekutim klasik politik” dhe tha se ato ishin të pabazuara. Ish-kryeministri ka akuzuar Prokurorinë Speciale si vegël në duart e kryeministrit të ri Zaev:

“Ajo që po ndodh tani është një proces politik dhe jo të drejtësisë. Prokuroria speciale ka kohë që e ka humbur paanshmërinë dhe besimin në punën e saj dhe është bërë instrument për qëllime politike. PSP – ja nuk është Prokurori por është zyrë e LSDM-së.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>