Zyrtari i lartë i SHBA-ve Hoyt Bryan Yee, në përfundim të vititës në Maqedoni, i kërkoi liderëve politikë të miratojnë sa më parë qeverinë dhe t’i japin fund krizës.
Zoti Yee shprehu shqetësimin e SHBA-ve për situatën në Maqedoni e veçanërisht për incidentin në parlament, pak ditë më parë, ku deputetë u dhunuan nga protestuesit, mbështetës të ish-kryeministrit Gruevski.
“Ne jemi të shqetësuar pasi progresi dhe prosperiteti i Maqedonisë nuk ka qenë mjaftueshëm i shpejtë dhe pozitiv, për shkak të krizës politike. Më alarmuese nga të gjitha ndodhitë është incidenti në Parlament javën e kaluar, kur pjestarë të Parlamentit u sulmuan në mëyrë të dhunshme,” u shpreh zoti Lee.
Ai i bëri thirrje palëve që të “gjejnë një mënyrë që shumica parlamentare të propozojë një qeveri dhe progrma qeveritar e të bëhet një tranferim i qetë pushteti.”
Takimi i zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit Yee vjen pak ditë pas përleshjve mes protestuesve dhe deputetëve në Parlament, menjëherë pas zgjedhjes së deputetit shqiptar Talat Xhaferri si kryetar i Kuvendit me mbështetjen e partisë opozitare LSDM.
Takimet mes Hoyt Bryan Yee dhe liderëve politikë
Zoti Yee, gjatë dy ditëve, u takua me presidentin Ivanov, ish-kryeministrin Gruevski, kreun e opozitës Zaev, kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit Xhaferri dhe liderët e partive shqiptare.
Gjatë takimit me Zotin Yee, presidenti Ivanov përsëriti qëndrimin e tij për platformën mes partive shqiptare, të nënshkruar në Tiranë.
“Deklaratat e Tiranës nuk mund të jenë kusht, as bazë për formimin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë,” deklaroi presidenti Ivanov.
Ish-Kryeministri Gruevski, lideri i Partisë VMRO-DPMNE, nuk bëri asnjë deklartë lidhur me takimin, ndërsa lideri i opozitës Zoran Zaev tha se SHBA mbështet zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga shumica e re parlamentare dhe inkurajon vazhdimin e proceseve të formimit të qeverisë.
Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit Telat Xhaferri, pas takimit, tha se e ka siguaruar diplomatin amerikan se do të jetë kryetar i të gjithë deputetëve në parlament, pavarësisht se cilës forcë i përkasin.