Maqedonia e Veriut raportoi të dielën 68 të diagnostikuar të tjerë me Covid-19 duke e çuar totalin në 828 të infektuar.
Nga 404 testime të kryera në 24 orë, autoritetet shëndetësore diagnostikuan 68 persona të infektuar me Covid-19.
Shkupi (312) dhe Kumanova (200) mbeten qytetet më të prekura me 512 persona të infektuar.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se piku i epidemisë mund të jetë në fund të muajit prill.
Kështu kufizimi i lëvizjes, nga ora 21:00-05:00 dhe 16:00-05:00 në fundjavë, pritet të rishikohet në javën e katërt të prillit.
Rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut u diagnostikua më 26 shkurt.
Prej asaj kohe, autoritetet kanë testuar 8 057 persona prej të cilëve 828 kanë rezultuar positive me Covid-19, prej tyre 41 janë shëruar, ndërsa 34 kanë vdekur.