Maqedoni e Veriut: Përleshje mes familjarëve shqiptar të të akuzuarve për rastin “Monstra” dhe policisë

Maqedoni e Veriut: Përleshje mes familjarëve shqiptar të të akuzuarve për rastin “Monstra” dhe policisë

Familjarët e të akuzuarve për rastin “Monstra”, lidhur me vrasjen e pesë të rinjve në prill të vitit 2012 në afërsi të liqenit të Smilkovës në Shkup, kanë mbajtur një protestë të premten në Shkup.

Për këtë ngjarje ishin dënuar gjashtë shqiptarë me dënim të përjetshëm, por rasti u rikthye për gjykim në fund të vitit 2017, ndërsa të dënuarit u liruan nga paraburgimi.

Gjatë rigjykimit, që zgjati më shumë se dy vjet, Prokuroria nuk gjeti prova lehtësuese dhe kërkoi nga Gjykata dënimin e të akuzuarve.

Tre prej të pandehurve, Alil Demirin, Agim Ismailoviqin dhe Afrim Ismailoviqin, me burgim të përjetshëm, ndërsa për dy të tjerë, Fejzi dhe Haki Azirin, me nga 20 vjet burgim.

Vetëm një prej të akuzuarve, Sami Luta, është liruar nga akuzat.

Familjarët pretendojnë se të akuzuarit janë të pafajshëm.

“Kemi të bëjmë me një proces të montuar gjyqësor. Jemi këtu për ta ngritur zërin e shqiptarëve për institucione të drejta dhe funksionale. Të gjitha faktet dëshmojnë se ky është rast i montuar dhe politik. Ne ndiejmë keqardhje për viktimat, por të akuzuarit janë të pafajshëm”, ka deklaruar Bedri Ajdari, kryetar i Këshillit të protestave.

Ai kërkoi ndërhyrje ndërkombëtare për rastin dhe një proces të pavaruar gjykimi.

Në fund të protestës, pati përplasje mes policisë dhe një grupi protestuesish, teksa këta të fundit tentuan të çajnë kordonin policor për t’u futur në ndërtesën e Prokurorisë.

 

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>