
Ish-Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski u dorëhoq sot nga drejtimi i partisë VMRO-DPMNE, që aktualisht është në opozitë.
Dorëheqja e Gruevskit vjen pas humbjes së madhe në zgjedhjet lokale. Zgjedhjet u kontestuan shumë nga Gruevski i cili pretendon se partia e Zaev ka blerë votat dhe ka shantazhuar qytetarët.
Media maqedonase gjithsesi shkruan se gjatë zgjedhjeve lokale, është vënë re dhe zhgënjim i votuesve dhe militantëve të VRMO-DPMNE pas akuzave ndaj Gruevskit.
Nikola Gruevski po përballet aktualisht me akuza për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës pas skandalit të madh përgjimi, që çoi Maqedoninë në zgjedhje të parakohshme.