Maqedoni, ish-kryeministri Gruevski dënohet me dy vite burg

Maqedoni, ish-kryeministri Gruevski dënohet me dy vite burg

Ish Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski u dënua sot me dy vite burg nga gjykata penale, për ndikim të paligjshëm të dy zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për blerjen e një makine luksoze me të ardhurat e shtetit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012, kohë kur Gruvski ishte kryeministër. Dy zyrtarë të ministrisë, Gjoko Popovski  dhe Gordana Jankulloska, të influencuar nga Gruevski pranuan të blejnë një makinë anti-plumb të kompanisë Mercedes me një vlerë prej 600 mijë eurosh. Gjatë blerjes së makinës u shkelën dhe procedurat e tenderimit: makina është blerë fillimisht dhe më pas është hapur tenderi nga Ministria e Brendshme.

Nikola Gruevski nuk ishte i pranishëm në gjykatë kur u dha vendimi. Ai u dënua bazuar në provat e siguruara nga materialet audio të mbledhur gjatë skandalit masiv të përgjimit që shpërtheu në 2015 dhe çoi në rënien e qeverisë së tij.

Ndërkohëì Gjoko Popovski u dënua me 6 vite e 6 muaj burgim pasi akuzohet se ka shkelur procedurat dhe për blerjen e 300 makinave për nevojat e Ministrisë së Brendshme.

Gordana Jankulloska është gjykuar me procedurë të veçantë, ndërsa vendimi për të do të merret në seancë tjetër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>