Maqedoni, Kryetari i Kuvendit Xhaferri “presion” presidentit për formimin e qeverisë

Maqedoni, Kryetari i Kuvendit Xhaferri “presion” presidentit për formimin e qeverisë

Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit maqedonas, Telat Xhaferi, i ka dërguar një letër të dytë Presidentit Gjorgje Ivanov duke i kërkuar atij që brenda 10 ditëve t’i japë liderit të LSDM-së Zoran Zaev mandatin për të formuar një qeveri të shumicës që përbëhet nga partia e tij dhe partitë e pakicës shqiptare.

Ndonëse zyra e presidentit Ivanov ka konfirmuar marrjen e dy letrave, ai ka refuzuar të japë ndonjë përgjigje, duke këmbëngulur se platforma “Tirana” duhet refuzuar nga Zaev dhe partnerët e tij të koalicionit shqiptar.

Kryetari Xhaferi deklaroi në një konferencë shtypi:

Natyrisht unë do të preferoja alternativën që Ivanovi jep mandatin, siç diktohet nga dokumenti themelor i vendit.

Mundësia tjetër, mos dhënia e mandatit, përbën një shkelje të të Kushtetutës së Maqedonisë.

Nëse Kryeministri depoziton një draft program dhe një projekt-propozim për një qeveri të re në ditën e 11-të, unë do të jem i detyruar të planifikoj një sesion parlamentar brenda dy javësh që nga ai moment.

Situata politike në Maqedoni është rënduar edhe më tepër ditët e fundit me përfundimin e mandateve të krytarëve të bashkive dhe këshillëve bashkiakë, duke paralizuar qeverisjen lokale dhe shërbimet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>