Maqedonia deklaron se dy persona të tjerë pjesë e sulmit në Vjenë, shtetas maqedonas

Nga Exit News
Maqedonia deklaron se dy persona të tjerë pjesë e sulmit në Vjenë, shtetas maqedonas

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut deklaroi se dhe dy persona me shtetësi maqedonase janë përfshirë në sulmin terrorist në Vienë.

Në një deklaratë zyrtare, ministria shkruan:

“Nga lista e policisë austriake, e cila iu dorëzua disa policive, përfshirë edhe policinë tonë, konstatua se edhe dy persona tjerë, përveç austriakut, gjithashtu kanë shtetësinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, përkatësisht K.F. (i lindur në Modling, Austri), A.G. (i lindur në St. Polten, Austri) dhe U.A. (i lindur në Vjenë, Austri). Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar në Ministrinë e Brendshme u vu menjëherë në dispozicion të kolegëve nga Austria dhe ne po bashkëpunojmë intensivisht me të gjithë elementët që lidhen me këtë rast”

Nga sulmi të hënë në darkë, 4 persona kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.

Policia ende nuk e di se sa persona kanë qënë pjesë e sulmit. Shefi i policisë së Vjenës tha se “për momentim jemi të sigurtë që ka qënë më shumë se një persona. Po hetojmë.”

Policia po ekzaminon 20 mijë video të xhiruara nga personat e rastësishëm.

Policia e vrau personin që nisi sulmin me armë, jashtë kishës Rupert. Ai mbante një pushkë, armë dhe municione.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>