Maqedonia do të ketë qeveri teknike në janar 2015

Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski ka rënë dakort të dorëhiqet më 15 janar 2016.

Marrëveshja është arritur të Mërkurën, pas një diskutimi të gjatë me liderat e opozitës në vend. Pas dorëheqjes së kryeministrit një qeveri teknike do të qeverisë vendin dhe do të organizoj zgjedhjet e reja në vitin 2016.

Kriza politike në Maqedoni filloi në shkurt të vitit 2015, kur një sërë përgjimesh telefonike të drejtuesve të lartë të shtetit mbi vjedhjet e zgjedhjeve, kontrrollin e gjyqtarëve, dënimin e opozitarëve, marrëveshje të dyshimta biznesi dhe mbulimit të vrasjeve u bënë publike.

Pas publikimit të tyre partia më e madhe opozitare braktisi parlamentin duke e futur vendin në një krizë të thellë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>