Maqedonia e Veriut ka regjistruar të martën 12 viktima të reja nga Covid-19.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shënuar 520 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus.
Rastet u regjistruan pas kryerje së 3,023 testimeve për COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftoi se janë shëruar 372 persona.
Në vendin fqinj deri tani kanë humbur jetën 2,647 qytetarë, ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus, që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 87,117.