Maqedonia e Veriut, 15 viktima dhe 173 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut, 15 viktima dhe 173 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve

173 të infektuar të rinj dhe 15 viktima nga Covid-19 janë raportuar sot në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve.

Ndërkohë 150 qytetarë raportohen të jenë shëruar.

Maqedonia e Veriut raporton gjithsej 6,625të infektuar dhe 321 viktima.

Megjithë rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar ‘gjendjen e jashtëzakonshme’ në 14 qershor, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Presidenti Stevo Pendarovski të Premten tha se nuk kishte asnjë “nevojë” për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme që ka filluar që nga 18 mars.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>