Maqedonia e Veriut, 25 humbje jete dhe 642 raste të reja me COVID-19

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut, 25 humbje jete dhe 642 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 642 raste pozitive me COVID-19 nga 2730 testime të kryera në 24 orët e fundit.

Prej rateve të reja 321 janë në Shkup, 40 në Veles dhe Prilep, Kumanovë 27, Gostivar 23, Kavadar 22, Ohër 20, Tetovë dhe Negotinë 17, Shtip 15, Manastir dhe Strumicë 13, Berovë 12, Dellçevë 9, Gjevgjeli 7, Resnjë dhe Bogdanci 6, Strugë dhe Koçani 5, Dibër, Vinicë dhe Krushevë 4, Kërçovë dhe Sveti Nikole 3, Makedonski Brod 2, dhe nga 1 në Kriva Pallankë, Radovish, Kratovë dhe Demir Kapi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë humbur jetën 25 pacientë dhe se janë shëruar 524 të tjerë.

Nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar me COVID-19, 119.378 persona ku prej tyre 100774 janë shëruar dhe 3473 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 15131.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>